Mbi supe kemi ardhmërinë – bashkë, e bartim më lehtë!

Pritje e jashtëzakonshme nga Shkolla Hello Academy of Education përgatitur për nxënësit dhe stafin e shkollës sonë me rast të shënimit të fillimit të një bashkëpunimi afatgjatë midis nesh! Nxënësit dhe stafi i shkollës Hello Academy of Education në Gjilan, me në krye drejtorin Florian Kurtishi, dje ishin nikoqirë të një sërë aktivitetesh që ishin organizuar enkas për të filluar një bashkëpunim nga i cili pritet të ketë rezultate të shumta në dobi të nxënësve tanë!
     
Sporti është mënyra më e mirë për t’u njohur me njëri-tjetrin dhe për t’i ndarë përvojat e ambicjet e të dy palëve. Nxënësit tanë sportistë ishin pjestarë të ndeshjeve miqësore të mbajtura në basketboll, volejboll, futboll e shah.
     
Shumë mirënjohës për mikpritjen e mrekullueshme, frymën bashkëpunuese dhe përjetimet që na ofruat!/akademiaora.com/
 

You may also like...

X