Pritje e jashtëzakonshme nga Shkolla Hello Academy of Education përgatitur për nxënësit dhe stafin e shkollës sonë me rast të shënimit të fillimit të një bashkëpunimi afatgjatë midis nesh! Nxënësit dhe stafi i shkollës Hello Academy of Education në Gjilan, me në krye drejtorin Florian Kurtishi, dje ishin nikoqirë të një sërë aktivitetesh që ishin organizuar enkas për të filluar një bashkëpunim nga i cili pritet të ketë rezultate të shumta në dobi të nxënësve tanë!